MF-ja kërkon që të respektohen procedurat ligjore për mësimdhënësit e viteve ’90-ta

11 mars 2018 | 18:08

Ministria e Financave (MF) përmes një komunikate për medie ka njoftuar se sa i përket çështjes së Ligjit mbi statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e ‘90-ta, e ka trajtuar në kuadër të kërkesave me prioritetin më të lartë për t’i dhënë mbështetje realizmit të gjitha të drejtave që dalin nga ky projektligj për të gjithë punëtorët e arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e ‘90-ta.

MF-ja ka bërë me dije se më 9 mars ministri Bedri Hamza ka pritur në takim kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ku gjatë takimi ka bërë të qartë se Ministria e Financave mbështet kërkesat dhe projektligjin për të gjithë punëtorët e arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e ‘90-ta.

“Projektligjin për ta proceduar tutje duhet të respektohen procedurat ligjore të adresimit ashtu siç e përcaktohet në nenin 18 të Ligjit të Buxhetit për vitin 2018 me nr. 06/L-020 dhe nenin 26 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësit me nr. 03/L-048, ku thuhet shprehimisht se asnjë Ministri apo cili do institucion tjetër nuk mund të procedojë në Qeveri apo në Kuvend asnjë iniciativë të re apo të propozoj projektligj për aprovim nëse nuk e ka të zgjidhur paraprakisht çështjen e implikimeve financiare për vitin fiskal, përkatësisht nuk është paraparë në kuadër të tabelave të Ligjit të Buxhetit.
Për këtë arsye Ministria e Financave ka kërkuar nga SBASHK-u dhe Ministria sponzorizuese që t’i respektojnë procedurat ligjore gjatë procedimit të Ligjit në Qeveri, ashtu siç kërkohet me legjislacionin përkatës në fuqi duke përfshirë edhe financimin e tij në mënyrë që Projektligji të jetë ligjërisht i kompletuar para se të shkojë në Kuvend. Për dijeni projektligji nuk është i finalizuar, vetëm nëse është draftuar dhe më pas nuk është përcjellë me kërkesat e Ligjit para se të dërgohet për aprovim”, është thënë në komunikatën e MF-së.

Ministria e Financave i ka bërë thirrje SBASHK-ut dhe spozoruesit të Projektligjit ta procedojnë për kompletim të procedurave në përputhje me dispozitat ligjore para se të aprovohet në Qeveri.

“Veprimi i kundërt apo siç kërkohet sot, do ta bëjnë Ligjin e kontestueshëm nga cili do organ tjetër duke filluar nga Kuvendi e deri tek Gjykata Kushtetuese, për çështje procedurale. Ministria e Financave si çdo herë tjetër edhe me këtë rast nuk mund të jep aprovim për një Projektligj, i cili nuk i respekton procedurat e Ligjit të Buxhetit, Ligjit për menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësit dhe dokumentet tjera në fuqi”, është theksuar në komunikatën e MF-së.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletico Madridi një javë pas humbjes nga Barcelona i është…