Arban Abrashi reagon pas zgjedhjes së Abdixhikut kryetar i LDK-së

14 mars 2021 | 20:27

Kryetari i ri i LDK’së Lumir Abdixhiku është uruar për zgjedhjen në këtë pozitë nga bashkëpartiaku Arban Abrashi.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ish-kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, thotë se LDK do të rikthehet fuqishëm.

“Urime kryetarit të zgjedhur, Lumir Abdixhikut, i cili do të vazhdojë projektet e proceset shtetndërtuese të LDK-së. Së bashku të gjithë, do të forcojmë edhe më tej LDK-në, për t’u rikthyer edhe më fuqishëm ????’, shkroi Abrashi në Facebook.

Abrashi ka falënderuar ish-kryetarin Isa Mustafa.

Shkrimi i plotë i Abrashit në Facebook:

LDK sot edhe njëherë dëshmoi se është model i demokracisë. Faleminderit Kuvendarëve,

për bashkëpunimin e mirë e që bënë çmos për të respektuar masat.

Faleminderoj Kryetarin e deritanishëm Isa Mustafa, për kontributin dhe punën e palodhshme, gjatë mandatit në krye të LDK-së

Urime kryetarit të zgjedhur, Lumir Abdixhikut, i cili do të vazhdojë projektet e proceset shtetndërtuese të LDK-së. Së bashku të gjithë, do të forcojmë edhe më tej LDK-në, për t’u rikthyer edhe më fuqishëm ??

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Valon Syla i ka parë zgjedhjet në LDK si…