Arbana Osmani zbulon kur do nisë edicioni i dytë i “Big Brother VIP”

25 nëntor 2022 | 17:33

E ftuar sot në “Wake up”, Arbana Osmani ka zbuluar se edicioni i dytë i “Big Brother VIP” do të nisë brenda këtij viti.

Moderatorja tregoi edhe se personazhet që janë pjesë e kastit do të jenë edhe më të njohur se ata vitin e kaluar.

“Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre”, u shpreh Arbana.

Ajo tha se edicioni i parë i “Big Brother VIP”, u pëlqye shumë nga publiku sepse u pëlqenin personazhet dhe jo skandalet, mirëpo ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit ka personazhe më aktiv dhe me karriera më të gjata.

“Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”, tha Arbana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Furnizimi me rrymë në Kosovë, aktualisht, është i mirë, por…