
ARBEN FETAI JE I VOGËL TI, ME I THËNË ALI AHMETIT ANTIKOSOVAR
Në TV kanal 10, moderatori Kushtrim Sadiku në emisionin POLITIKO, kishte të ftuar Zv. Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Arben Fetain!
Zv. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ishte ashtu sikur nuk duhej të ishte në paraqitjen e tij, në çdo TV në Kosovë!
Ka shumë pasaktësi, ligësi e fyerje të ndryshme gjatë bisedes së tij me moderatorin në Kanal 10, por ajo që më obligon të reagoj është: sulmet e tij kundër Ali Ahmetit!
Plot gojën e kishte me antkosovarizëm të Ali Ahmetit!
Ne i themi, Zotri Zv. Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, je shumë i vogël, me i thënë Udhëheqësit të popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmetit antikosovar!
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, është biri më besnik i Kombit dhe ilegali, drejtuesi e luftëtari më i madh për lirinë, çlirimin, pavarësinë e demokracinë e Kosovës!
Të kotë e ke zoti Zv. Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, dielli me shoshë nuk mbulohet, nuk ia arrinë dot që ta shpërndashë dezinformatën tënde për të vërtetë, se Ali Ahmeti ka punuar kundër interesit të Kosovës!
Nga sulmet e juaja, të poshtra dhe denigruese, Udhëheqësin e popullit, Atdheut dhe Kombit, e mbrojnë me mburojë të hekurt këto argumente të cilat do t’i numërojmë me sa vijon:
Ali Ahmeti është njëri prej liderëve studentor të vitit 1981 në Kosovë;
Ali Ahmeti është i burgosur politik në vitin 1981 në Kosovë e ka vuajtur dënimin në burgun e Smrekovnicës së Vushtrrisë;
Ali Ahmeti është drejtuesi shumë vjeçar i LPK-së Dega Jashtë Vendit, por edhe i LPK-së Brenda Vendit, në raste të evenimenteve të veçanta, si mbledhje te jashtëzakonshme etj.;
Ali Ahmeti gjatë aktivitetit të Tij ilegal, atdhetar patriotik, me mision kombëtar, tri herë është futur ilegal në Kosovë, ka ardhur nga Zvicrra;
Ali Ahmeti është njëri nga ata që ia ka vënë emrin Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në banesën e Tij në Lucern në Zvicër e ka përpiluar dhe shtypur Komunikatën e parë nr. 11 të UÇK-së;
Ali Ahmeti është njëri prej 5 firmëtarëve historik të emërtimit të UÇK-së;
Ali Ahmeti është themelues i UÇK-së në Maqedoni dhe i UÇPMB-së në Luginë të Preshevës!
Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Ali Ahmeti, një numërr të madh të ushtarëve i ka pasur nga Kosova, disa nga të cilët edhe e kanë derdhur gjakun në luftën heroike të UÇK-së!
Këto që i numërova e shumë të tjera që mbeten të panumëruara, të gjitha janë para luftës së vitit 2001 në Maqedonintë Veriut!
Pas vitit 2001 dhe pas formimit të BDI-së e pas ardhjes në pushtet të Ali Ahmetit dhe BDI-së së Tij në Maqedoni të Veriut, kurrë Kosovës nuk i ka ardhur asnjë e keqe dhe as nuk do t’i vij edhe në të ardhme, kurrë nga Ali Ahmeti!
Zotri Zv. Kryeminister ju jo vetëm jeni i pandershme, por jeni edhe shpifes, fyese dhe denigruese ndaj shqiptarëve të Kosovës, të vish në Kosovë dhe ta quash Ali Ahmetin antikosovar!
Ali Ahmeti me të gjithë aktorët dhe faktorët politik në Kosovë dhe Shqipëri, kurrë për asnjë rast, nuk ka pasur asnjëherë mosmarrëveshje dhe veprime kundër interesave të Kosovës!
Ali Ahmeti që nga 17 Shkurti e deri më sot kur po i shkruajmë këta rreshta, e mban në zyren e Tij qendrore të BDI-së, Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës!
Ali Ahmeti në aktivitetin e Tij atdhetar politik ilegal, ka pasur një numër të madh të veprimtarëve të mëdhenj kombëtar e luftëtarëve çlirimtar ne LPK e në UÇK në Kosovë!
Ali Ahmeti është Qytetar Nderi i Kryeqytetit gjithëshqiptar-Prizrenit!
Ali Ahmeti është dekoruar me Çelsin e Kryeqytetit të Kosovës Prishtinës!
Ali Ahmeti është Qytetar Nderi i Kryeqytetit të Shqipërisë Tiranës!
Ali Ahmeti është Qytetar Nderi i Tropojës!
Emrat me të cilët ka vepruar e luftuar për çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese, janë të shumtë, por unë sot po i përmendi disa nga Ata: Heronjt e Kombit: Fehmi Lladrovci, Nuhi Berisha, Luan Haradinaj, Ilaz Kodra, Shaban Shala, Muharrem Dinaj, Bedri Shala, Bekim Berisha, Xhemajl Fetahaj e shumë e shumë të tjerë!
Ali Ahmeti është shok e mik, me dhjetra dhe me qindra e ndoshta edhe me mijra veprimtar e atdhetar kombëtar të gjallë, që jetojnë në Kosovë dhe jashtë në perendim!
Ali Ahmeti ka qindra, mijëra dhe miliona minuta e orë në shërbim të çshtjës shqiptare në përgjithësi dhe të Kosovës ne veçanti!
Je i vogël Arben Fetai me i thenë Ali Ahmetit antikosovar!
Të kotë e ke Arben Fetai, askush nuk të beson, për më tepër je përbuzës, fyes, denigrues, anues dhe mashtrues!
Prishtinë, 9 Korrik 2025!