Arben Gashi flet për përplasjen me Ilir Kërçelin: As nuk e kam prekur me dorë

07 shkurt 2022 | 12:50

Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka folur për përplasjen në Kuvend, si pasojë e së cilës dështoi mbledhja e Kryesisë.

Gashi në një konferencë për media tha se “as nuk e kam prekur me dorë”, Ilir Kërçelin, shefin e kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Konjufca ka thënë paraprakisht se Gashi ia kishte mërsyer ta sulmonte fizikisht Kërçelin.

“Kryetari i Kuvendit e kishte marrë me vete edhe shefin e kabinetit i cili kishte bërë shkelje të detyrave… Ne kërkuam që ai të mos ishte prezent. Kryetari nuk pranoi që ai të largohet dhe mbledhja dështoi”, ka thënë Gashi, duke theksuar se ka mbajtur distancë me shefin e kabinetit të Konjufcës.

Gashi ka thënë se Kërçeli nuk duhej të merrte pjesë në mbledhjen e sotme të Kuvendit.

“Specifikat e këtij institucioni nuk lejojnë që shefi i kabinetit të bëhet palë në debatet e brendshme politike”, ka thënë Gashi.

Kërçeli ka shkruar dje në llogarinë e vet në “Facebook” se një deputet i LDK-së për dy vjet ka shpenzuar 10,440 euro para të shtetit për derivate, duke aluduar në Gashin.

Gashi më pas reagoi duke thënë atë kohë s’e kishte ditur se me para të shtetit po i mbuloheshin shpenzimet e udhëtimit dhe se kishte hequr dorë nga kjo pagesë që para 10 vitesh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka mbajtur sot takim me…