Nura takon drejtorët komunalë, këto janë vendimet që mori

07 shkurt 2022 | 12:21

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka mbajtur sot takim me drejtorët komunalë.

Ai ka thënë se përveç detyrave dhe obligimeve, në kuadër të planit vjetor tashme të miratuar në Kuvendin Komunal, morëm vendim për hartimin e rregullores se re, për taksa, tarifa, ngarkesa e gjoba, si një nga dokumentet më të rëndësishme i cili përcakton politikat zhvillimore të komunë sonë.

“Krahas kësaj, nisëm edhe procedurat për plotësim-ndryshimin e Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, si një nga objektivat tona kryesore të reformave të nevojshme në shëndetësi”, ka shkruar Nura në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë përplasur në Kuvendin e Kosovës shefi i Grupit Parlamentar…