Arben Vitia në krye të Vetëvendosjes në Prishtinë edhe për një mandat

26 shtator 2022 | 11:50

Arben Vitia ka marrë besimin e anëtarësisë për ta drejtuar Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë edhe për një mandat.

Me këtë rast, Vitia ka falënderuar anëtarësinë e Vetëvendosjes për besimin e dhënë.

“Qendra e Prishtinës përfundoi dje procesin zgjedhor të nisur në mars 2022 me zgjedhjet për nivelin e dytë organizativ. Falë angazhimit dhe punës së shumë prej jush procesi zgjedhor i zhvilluar me demokraci të drejtpërdrejtë u përmbyll me sukses.  Para nesh i kemi sfidat dhe mundësitë. Së bashku do t’i jetësojmë si aspiratë progresiste, si demokraci, si vlera socialdemokrate dhe si organizim gjithëpërfshirës shoqëror. Duke ju falënderuar për kontributin e dhënë, ndihmën e paçmuar në çdo hap dhe për besimin që më dhatë në drejtimin e Qendrës së Prishtinës, ju ftoj që të përpiqemi së bashku, për më mirë, për më shumë”, ka shkruar Vitia në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se dje është…