Arben Vitia shpall kandidaturën për kryetar të Qendrës së LV-së në Prishtinë

20 shtator 2022 | 23:21

Arben Vitia ka shpallur kandidaturën për kryetar të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Ish-ministri i Shëndetësisë, i cili humbi garën për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar kundrejt Përparim Ramës, do të garojë edhe për një mandat tjetër në krye të LVV-së në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje pas tubimit partiak në Prishtinë të martën.

Në njoftimin e LVV-së pas tubimit në të cilin Albin Kurti shpallu kandidaturën për kryetar të Lëvizjes, partia njoftoi se Arben Vitia ka shpallur kandidaturën për kryetar të qendrës në kryeqytet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti dhe gazetari Valon Syla ka thënë se sipas sondazhit…