Arbenita Ismajli ngre temperaturat, tregon format perfekte trupore

04 janar 2024 | 11:53

Arbenita Ismajli i ka lënë pas të gjitha problemet e vitit 2023-të dhe ka nisur me shumë energji pozitive vitin e ri. Modelja e njohur ka vendosur që këtë fillim vit ajo ta kalojë në një vend bregdetar, në Uruguaj.

Arbenita ka publikuar në profilin e saj të Instagramit disa fotografi, duke pozuar me rroba plazhi, ndërkohë që ka mahnitur me format e saj trupore.

Në një tjetër fotografi, ajo shihet e veshur me një fustan, që i lë shumë pak vend imagjinatës. Ky postim ka marrë mbi 13 mijë pëlqime si edhe shumë komente, të cilat komplimentojnë modelen për format e saj perfekte.

Kujtojmë që viti i kaluar nuk ka qenë mjaft i mirë për Arbenitën për shkak të ndarjes së bujshme nga ish-bashkëshorti i saj, Fero.

Në muajin korrik, mediat rozë u pushtuan me lajmin se Fero kishte dhunuar bashkëshorten e tij, Arbenitën, në banesën e tyre në Gjilan. Situata mes tyre u përshkallëzua deri në përdorimin e forcës fizike. Fero e ka dhunuar, goditur me grushte e më pas i ka thyer edhe telefonin modeles së njohur.

Ndërkohë që akuzua për dhunë në familje, Fero pas daljes së tij nga burgu vendosi që të hiqte përfundimisht dorë nga muzika, duke iu përkushtuar fesë islame.

Pavarësisht përpjekjes së tij për t’u ribashkuar me modelen, duke i kërkuar falje publikisht, kjo e fundit ka refuzuar të rikthehet në krahët e ish-partnerit të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ndihmës i presidentit të Iranit fajësoi Izraelin dhe Shtetet…