Arbër Geci zgjedhet kryetar i nëndegës së PDK-së në Llaushë

03 mars 2019 | 14:02

Dega e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) në Skenderaj ka mbajtur të shtunën zgjedhjet në nëndegën e saj në fshatin Llaushë.

Në këto zgjedhje, Arbër Geci është zgjedhur kryetar i nëndegës së PDK-së në këtë fshat.

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka bërë me dije se në këtë proces zgjedhor kanë marrë pjesë 300 anëtarë.

“Një kuvend i mrekullueshëm zgjedhor u mbajt sonte në nëndegën e Llaushës. Më pjesëmarrjen e rreth 300 anëtarëve të kuvendit, kryetar është zgjedhur Arbër Geci. Delegatë janë zgjedhur: Miranda Geci, Kushtrim Haziri, Ilir Geci, Emine Rrecaj, Liridon Geci, Besart Rrecaj e Mentor Babaj. Punë të mbarë e suksese edhe kryesisë së nëndegës me këtë gjeneratë të re të vajzave e djemve premtues të PDK-së”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ndërsa, kryetari i sapozgjedhur i nëndegës së PDK-së në fshatin Llaushë, Arbër Geci, ka thënë se ky fshat ka dëshmuar që është nëndega më e madhe dhe më e fortë e PDK-së në Skenderaj.

“Fshati jonë dhe familja e madhe Geci do të jenë përherë në shërbim të vendit dhe partisë më të madhe në vend PDK-së”, ka thënë Geci.

Kundërkandidat i Arbër Gecit ka qenë Lulzim Recaj, i cili ka marrë 73 vota, ndërsa Geci ka marrë 198 vota të anateravë të Kuvendit zgjedhor të PDK-së në Llaushë.

Arbër Geci është djali i ish-komandantit të UÇK-së, Jetullah Geci.

/Epoka e re/

Image may contain: 11 people, crowdImage may contain: 20 people, people sittingImage may contain: 1 person, crowdImage may contain: 1 person, crowdImage may contain: one or more people, shoes and crowdImage may contain: one or more people, crowd and shoes

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania “Kalashnikov Concern” ka paraqitur armën më të fundit për…