Arbër Zenuni zgjedhet kryesues i kuvendit komunal të Rahovecit

17 korrik 2023 | 18:14

Kuvendi Komunal i Rahovecit në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, ka zgjedhur kryesuesin e Kuvendit në raundin e parë, me 17 vota “për”.

Shefi i grupit të AAK-së, Hasan Përboqi, në emër të 16 kuvendarëve nënshkrues që thirrën këtë seancë, propozoi për kryesues anëtarin e kuvendit, Arbër Zenuni. Ky i fundit nuk kishte kundërkandidat nga partitë tjera pjesëmarrëse në kuvend.

Nga 18 anëtarë të pranishëm të kuvendit, të gjithë morën pjesë në votim.

Gjatë numërimit të votave nga komisioni verifikues, doli që, 17 vota të jenë “për” dhe një votë të jetë e pavlefshme.

Kryesuesi i sapozgjedhur, Arbër Zenuni në fjalën e tij falënderoi të gjithë kuvendarët për votim dhe besim. Në fund, premtoi punë konstruktive dhe tha që pret bashkëpunim të sinqertë nga të gjithë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar…