Arbëria reagon pas inkuadrimit historik në Superligë

27 maj 2020 | 19:00

Federata e Futbollit të Kosovës sot mori vendim për pezullimin e Ligës së Parë, kurse fituese e madhe e këtij vendimi ishte skuadra e Arbërisë që siguroi për herë të parë inkuadrimin në IPKO Superligë.

Klubi nga Dobraja e Madhe ndihet fitimtare në rrugëtimin më plotë sfidat drejt inkuadrimit historik.

“Kemi ëndërruar për shumë kohe dhe tani jemi te realiteti. Një ëndërr na bashkoi në një rrugë me plotë sfida dhe sot jemi fitimtar të gjithë. Me punë, angazhim, djersë, sakrificë, besim dhe gjithçka tjetër fituam betejën. Historike për herë të parë vizitojmë rangun më të lartë të futbollit kosovar, Superligën e Kosovës, jemi ne Arbëria”, thuhet në njoftimin e Arbërisë.

 (V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati i Punës përmes një vendimi të nxjerr ka obliguar…