Ardian Gjini: Vendimi i Qeverisë që çerdhet të hapen më 1 qershor është nonsens

31 maj 2020 | 23:41

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë me dije se në këtë komunë nuk do të hapen të hënën çerdhet.

Ai ka thënë se vendimi i qeverisë i datës 31 maj (e diel) që çerdhet të hapen më 1 qershor (e hënë) është nonsens.

“Në kopshte fëmijët ushqehen dhe pastrohen! Nuk mund të bëhen përgatitjet për të hënën në mëngjes kur lajmi jepet të dielën në ora 22:00. Prindërit të mos i dërgojnë fëmijët në kopshte nesër ndërsa po nesër do të fillojnë përgatitjet për hapjen sa më të shpejtë të kopshteve me masat e duhura të sigurisë”, ka shkruar Gjini në llogarinë e vet në “Facebook”.

Rreth hapjes së çerdheve më 1 qershor ka pasur reagime edhe nga Komuna e Prishtinës, Obiliqit, Drenasit dhe Skenderajt. Këto komuna kanë bërë thirrje që prindërit mos t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe derisa të njoftohen nga qeveria me rregullat strikte.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë ka njoftuar të dielën se çerdhet do…