Ardian Kastrati thumbon deputetët e LV-së: Mu keni zverdh prej të dielës

19 tetor 2021 | 14:33

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thumbuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me zgjedhjet e së dielës, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës.

“Ku jeni more mesi? Pak ma gjallë! Diçka mu keni zverdh prej të dielës”, u është drejtuar Kastrati, deputetëve të LV-së.

Ai ka thënë se Vetëvendosje s’mund të jetë lidere në reformim të drejtësisë sepse nuk i kanë njohur institucionet e drejtësisë.

“Procedimi i këtij drafti për kodin e procedurës penale është nevojë ekskluzive për mirëfunksionimin e drejtësisë në Kosovë. Për këtë duhet të falënderojmë edhe ministrinë, ambasadën amerikane dhe shoqërinë civile. Por ju s’mund të jeni liderë në reformim të drejtësisë sepse nuk i keni njohur institucionet e drejtësisë. Elektorati nuk i han përrallat e juaja qengji dhe ujku dhe u pa të dielën”, ka thënë Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ramiz Lladrovci, kryetar aktual në Komunën e Drenasit dhe kandidat…