Ardit Çuni sulmon dy ish-banorët e Big Brother

01 mars 2022 | 16:35

Në një intervistë që ka dhënë së fundmi, Ardit Çuni ka sulmuar disa ish banorë të “Big Brother VIP” duke thënë se kishte një garë të fortë hipokrizie. Ai përmendi Fifin, të cilën e ka akuzuar se është eliminuar nga shtëpia për shkakun e saj. Me Fifin, pati dhe një përplasje në post Big Brother lidhur me këtë situatë.

Ndërkohë, nuk la pa përmendur dhe Donaldin, për të cilin ka shprehur disa rezerva dhe më parë. “Garë e fortë personazhesh për shkak të hipokrizisë. Do të thoja Fifi. Fakti që e gjithë shtëpia zihej për të për shkak të situatës se krijuar me Semin. Donaldi që e quante të sëmurë mendore apo ku di unë.

E pas daljes nga shtëpia ti vjen në studio dhe mbështet Donaldin. Më duket hipokrizi që ti del dhe e mbështet më pas. Kjo gjë ka ndodhur edhe me shumë të tjerë jashtë. Unë i di edhe arsyet por thjesht nuk dua të merrem.”, tha Arditi duke mos përmendur më emra të tjerë.

Fifi zbërthen pantallonat: Më ndëshko, kam qenë një vajzë e keqe! – Dosja ALNë gjendje të rënduar psikologjikisht Donaldi kërkon të lërë shtëpinë e Big  Brother, ja çfarë shkruan në pasqyrë - Gossip

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Bashkimit ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me…