Argjend Softolli, kandidati energjik i PDK-së në Podujevë

17 shtator 2021 | 12:51

Argjend Softolli, kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës në Podujevë është kandidat për Asamblenë Komunale në këtë komunë.

Argjendi njihet si student mjaft organizativ, duke udhëhequr protesta gjithë studentore për të drejtat e studentëve, ka fituar tri herë radhazi zgjedhjet studentore në UP me organizatën e tij, Opinioni i Pavarur Studentor.

Gjatë studimeve por edhe pas studimeve gjithmonë ka ngritur zërin për padrejtësitë në nivelin komunal në Podujevë.

Argjendi është duke e bërë një fushatë të paparë në Komunën e Podujevës duke bërë adresime përmes video-mesazheve për problemet që kanë qytetarët e Podujevës.

Argjendi garon me numër 24 në listën e PDK-së në Podujevë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje…