Bahtiri prezanton programin zgjedhor, këto janë zotimet e tij

17 shtator 2021 | 12:47

Kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit, Agim Bahtiri, ka publikuar programin e tij zgjedhor për mandatin qeverisës 2021-2025, duke treguar se është i bazuar në katër parime qeverisëse dhe gjashtë shtylla kryesore.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se me përkrahjen e Qeverisë e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti, në mandatin e ardhshëm qytetarët e Mitrovicës nuk do të jenë të vetmuar, por do ta zhvillojnë shumë qytetin duke sjellë edhe shumë projekte të tjera investuese.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë të Mitrovicës,
Kam kënaqësinë që të publikoj për juve Programin tim zgjedhor, i cili prej tash do të jetë publik dhe do të mund të gjeni përgjigje për projektet e mia në mandatin e ardhshëm qeverisës.
Qëllim i këtij programi është transformimi i plotë qytetit dhe fshatrave, krijimi i mirëqenies për qytetarët dhe kompletimi i 100% të infrastrukturës bazike në gjithë territorin e Mitrovicës.
Programi ka në fokus katër Parime Qeverisëse: 1) Transparencën; 2) Llogaridhënien; 3) Barazinë dhe 4) Gjithëpërfshirjen.
Poashtu programi ka edhe gjashtë Shtylla Kryesore: 1) Zhvillimin ekonomik; 2) Shëndetësinë e Mirëqenien sociale; 3) Arsimin, Rininë e Sportin; 4) Bujqësinë; 5) Mjedisin; dhe 6) Shërbimet publike e Administratën.
Me përkrahjen e Qeverisë e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti, në mandatin e ardhshëm nuk do të jemi të vetmuar si komunë, por do ta zhvillojmë shumë qytetin duke sjellë edhe shumë projekte të tjera investuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partitë politike e kanë filluar të enjten fushatën për zgjedhjet…