Argjentina fiton Kupën e Botës

18 dhjetor 2022 | 18:58

Argjentina e Leo Messit e ka fituar Kupën e Botës 2022 të zhvilluar në Katar. Këtë sukses argjentinasit e arritën për herë të tretë në histori të tyre, derisa Messi realizon ëndërren jetësore që të fiton Botërorin me Kombëtaren e Argjentinës.

Në finalen e madhe, argjentinasit triumfoi pas penalltive (4-2), pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat të barabartë 3-3.

Kjo finale ishte mjaftë e bukur dhe me shumë kthesa në rezultat. Argjentina shënoi dy gola në pjesën e parë, Messi nga penalltia dhe Di Maria.

Franca edhe përkundër asaj që kishte pak raste shënimi arriti të rikthehet në lojë në minutën e 79-të, kur Mbappe shënoi gol nga penalltia. Sulmuesi francez realizoi pas një minute edhe golin e dytë për rezultatin 2-2. Koha e rregullt përfundoi me këtë rezultat, kurse në vazhdime u shënuan edhe dy gola të tjerë. Në minutën e 109-të, Messi e riktheu epërsinë e Argjentinës duke shënuar nga afërsia, por Franca sërish e barazoi rezultatin me Mbappen, i cili shënoi nga pika e bardhë në minutën e 117-të.  Nga goditjet e penalltive, Argjentina ishte më e saktë, duke shënuar katër herë, kurse Franca shënoi dy herë nga katër gjuajtje.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe realizon edhe një herë në finale për të…