Argjentina ndalon fluturimet deri më 1 shtator

28 prill 2020 | 13:41

Argjentina i ka ndaluar të gjitha fluturimet komerciale, të brendshme dhe ndërkombëtare, deri më 1 shtator, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Autoritetet kanë thënë se kompanitë ajrore nuk duhet të shesin bileta për fluturime që nuk do të realizohen gjatë katër muajve të ardhshëm.

Administrata Kombëtare e Aviacionit Civil, ka thënë  se 1 shtatori është një datë “e arsyeshme” për rikthimin e fluturimeve.

Grupet e industrisë së aviacionit kanëparalajmëruar se mijëra njerëz mund të humbin punën.

Agjencia ndërkombëtare e aviacionit “Iata”, i ka dërguar një letër Qeverisë argjentinase, duke thënë se vendimi shkel marrëveshjet bilaterale dhe se rrezikon më shumë se 300,000 vende pune në Argjentinë.

Argjentina i ka mbyllur kufijtë për shtetasit e huaj në mars, duke vendosur masa të ashpra karantine.

Ky vend ka afro 4 000 të infektuar me koronavirus dhe 192 viktima.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…