Argjentina vë në dispozicion 5 milionë dollarë për gjetjen e nëndetëses “San Juan’’

15 shkurt 2018 | 00:07

Argjentina premtoi të mërkurën një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për gjetjen e nëndetëses, në pamundësi për të lokalizuar koordinatat e sakta me gjithë ofrimin e ndihmës ndërkombëtare.

Nëndetësja ushtarake vijon e zhdukur që nga 15 nëntori me 44 anëtarë të ekuipazhit. Marina argjentinase vijon kërkimet me mjete të kufizuara, ndërsa qeveria argjentinase shpreson të bindë kompanitë private për t’iu bashkuar kërkimeve. Më shumë se dhjetë shtete janë mobilizuar për gjetjen e nëndetëses, që me shumë gjasa humbi kontaktet rreth 400 kilometra nga brigjet e Patagonisë argjentinase, në Oqeanin Atlantik, pas sinjalizimit të një avarie në sistemin e baterive./atsh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë që disa analistë…