Arian Tahiri po merr përkrahjen e njerëzve me ndikim në Mitrovicë, shihet së bashku me Lindrit Misinin

16 shtator 2025 | 19:56

Përkrahja për kandidatin e PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, po vazhdon të rritet nga personalitete me ndikim në qytet.

Disa ditë pas vizitës së tij në fabrikën “Misini”, Tahiri është parë duke bashkëbiseduar dhe duke ecur në sheshin e Mitrovicës me biznesmenin e njohur Lindrit Misini. Në këto fotografi të siguruara nga lexues të Veriu info, krahas Tahirit dhe Misinit shihet edhe Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja.

Lindrit Misini njihet si një prej biznesmenëve më të suksesshëm të Mitrovicës dhe përveç angazhimit në biznes, ai ka organizuar vazhdimisht edhe aksione bamirësie në qytet. Ai është gjithashtu zëvendëspresident i KB Trepça, klub basketbolli që vitet e fundit po korr suksese të jashtëzakonshme.

Ky ekip ka edhe një lidhje të veçantë me kandidatin për kryetar, pasi dikur Arian Tahiri ishte basketbollist profesionist në radhët e Trepçës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marigona Kadriaj, vajza e Haqifit të UÇK-së, është kandidate për…