Mefail Bajqinovci shihet duke i dhënë këshilla Hajrulla Çekut

16 shtator 2025 | 15:09

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është parë në një fotografi së bashku me bashkëpartiakët e tij – kandidatin për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, kandidatin për asamble të Prishtinës, Besart Krasniqi, si dhe të tjerë.

Në këtë imazh, Bajqinovci shihet duke u dhënë këshilla kandidatëve të Vetëvendosjes, të cilët duket se i marrin me shumë seriozitet sugjerimet e tij, sidomos tani kur ka nisur fushata zgjedhore.

Duke qenë se një pjesë e kandidatëve nuk janë nga Prishtina, por janë propozuar nga partia për garën në kryeqytet, siq është rasti me Çekun, këshillat e një përfaqësuesi vendor si Bajqinovci shihen si të domosdoshme dhe me peshë në procesin elektoral.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten, më 19 shtator, nga ora 18:00, në Sheshin…