Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në një shtëpi private në Mitrovicë

02 nëntor 2026 | 14:56

Inspektorati Qendror i Punës, gjatë një inspektimi në një shtëpi private në komunën e Mitrovicës, ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë (SShP).

Për shkak të parregullsive të evidentuara, inspektorët kanë marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve, deri në eliminimin e tyre dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë masat e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian dhe ambasadori i BE-së…