Schuebel thekson rëndësinë e bashkëpunimit për avancimin e reformave drejt BE-së
02 nëntor 2026
| 14:52
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, është takuar me kryetaren e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu.
Gjatë takimit është diskutuar rëndësia e prioritizimit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe bashkëpunimi ndërmjet partive politike në Kuvendin e Kosovës për të çuar përpara reformat.
Theksi është vënë edhe te rëndësia e krijimit të kushteve që Kosova të përfitojë plotësisht nga mbështetja financiare dhe politike e BE-së.
Schuebel ka thënë se e vlerëson përkushtimin e Lushaku-Sadriut ndaj rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian.



