PDK-ja të premten hap fushatën në Skenderaj, Lushtaku: Nisim rrugën drejt fitores së madhe
16 shtator 2025
| 15:07
Të premten, më 19 shtator, nga ora 18:00, në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, PDK-ja do ta hapë fushatën zgjedhore.
“Me vizion të qartë, me program të fuqishëm dhe me një ekip të përkushtuar, nisim rrugën drejt zhvillimit dhe fitores së madhe më 12 tetor. Në këtë rrugëtim vazhdojmë projektet e mira të realizuara deri më tani, por edhe hapim horizonte të reja për të ardhmen e Skenderajt, sepse qyteti ynë meriton edhe shumë punë dhe projekte të reja”, ka shkruar në “Facebook” kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku.



