E ngarkuara me punë Prattipati takon Konjufcën, flasin për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit diplomatik
02 nëntor 2026
| 20:29
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë njofton se e ngarkuara me punë, Anu Prattipati, u takua sot me Glauk Konjufcën, Zëvendëskryeministrin e Parë të Kosovës dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Ambasada njofton se ata diskutuan mbi prioritetet kyçe në partneritetin SHBA–Kosovë, si dhe mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit diplomatik dhe avancimin e interesave të përbashkëta në fushën e diplomacisë tregtare, stabilitetit rajonal dhe sigurisë.
Postimi i plotë:



