
Arian Tahiri viziton gomisterin më të njohur në Mitrovicë
02 tetor 2025
| 17:34
Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka vizituar sot vullkanizerin e njohur “Te Heta”, ku u mirëprit nga mjeshtrit e kësaj punishteje, të cilët prej vitesh kontribuojnë me punën e tyre në shërbim të qytetarëve.
“Goma pa presion dhe qyteti pa vizion nuk ecin përpara”, ishte mesazhi që Tahiri tha se e mori nga mjeshtrit, duke shtuar se puna e tyre është shembull i përkushtimit për ta mbajtur Mitrovicën në lëvizje çdo ditë.
Ai theksoi se vizioni i tij është ta çojë qytetin drejt zhvillimit të mëtejmë:
“Ne jemi në rrugën e duhur dhe kemi vizion për Mitrovicën. Por duhet të ecim krah për krah për ta bërë qytetin tonë edhe më të mirë.”