Podujeva drejt marrëveshjes së bashkëpunimit me Qendrën e Artizanateve në Shtutgart
27 janar 2026
| 17:03
Komuna e Podujevës pritet të lidhë marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Akademike të Arsimit të Artizanateve në Shtutgart, me synim shkëmbimin e përvojave profesionale, organizimin e trajnimeve për teknologji të reja dhe zhvillimin e praktikave profesionale për nxënës. Për këtë qëllim, drejtori për Arsim, Avni Fetahu, së bashku me drejtorin e IAAP “Fan S. Noli”, Fatmir Emini, po qëndrojnë në vizitë në Gjermani, ku janë pritur nga përfaqësuesit e kësaj qendre. Gjatë takimit u diskutua forcimi i bashkëpunimit shkollë-biznes dhe përgatitja e nxënësve për tregun e punës, si dhe u propozuan hapa konkretë për realizimin e marrëveshjes. \Bleona Potoku\



