Arian Tahiri zyrtarizon koalicionin edhe me AAK-në

03 nëntor 2025 | 13:26

“Sot, zyrtarisht edhe AAK-ja i është bashkuar rrugëtimit dhe vizionit tonë për Mitrovicën. Faleminderit kryetarit z. Qazim Nimani dhe strukturave të AAK-së për besimin dhe mbështetjen!”, ka shkruar kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri.

Ai ka thënë se Mitrovicën e kemi shtëpi dhe së bashku do ta ndërtojmë kapitullin e ri të bashkëpunimit, punës dhe shpresës.

“9 nëntori do të jetë dita e bashkimit të qytetarëve, sepse Mitrovica është mbi partitë politike!”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka…