Ariana Grande publikoi albumin e ri, këngëtari shqiptar pjesë e tij: Kemi shumë…

30 tetor 2020 | 11:15

Ariana Grande publikoi albumin e ri, këngëtari shqiptar pjesë e

Albert Stanaj ka kohë që i mungon tregut muzikor me prurje të reja. Por siç kishte premtuar, këngëtari i famshëm sapo i ka surprizuar të gjithë fansat e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Stanaj ka bërë të ditur se ka bashkëpunuar me këngëtaren me famë botërore, Ariana Grande, për albumin e saj të ri “Positions” që ka dalë në treg vetëm disa orë më parë.

Ariana Grande publikoi albumin e ri, këngëtari shqiptar pjesë e

Shqiptari nga Mali i Zi ka shkruar tekstin e njërës prej këngëve të albumit të Ariana-s. E tani duket se është koha e tij dhe se asgjë nuk mund ta ndalojë për një karrierë të suksesshme.

Ariana Grande publikoi albumin e ri, këngëtari shqiptar pjesë e

“Ju thashë që kam qëndruar në qetësi. Jam me të vërtetë shumë mirënjohës për shoqërinë që kam me Ariana Granden. Thellësisht mirënjohës që jam pjesë e këtij regjistrimi. Për të gjithë ata që janë pranë meje, faleminderit. Tani kemi shumë këngë rrugës. Koha për t’ia dalë”, ka shkruar Stanaj në postimin e tij në “Instagram”.

Ariana Grande publikoi albumin e ri, këngëtari shqiptar pjesë e

Ndërkohë Ariana Grande e ka shprehur më herët mbështetjen e saj ndaj Stanaj. Kur ai solli një cover të “No Tears Left to Cry” ajo e ka mbështetur e para në rrjetet sociale dhe me të drejtë pasi është një super talent që e meriton suksesin ndërkombëtar.

Ariana Grande publikoi albumin e ri, këngëtari shqiptar pjesë e

Ariana Grande publikoi albumin e ri, këngëtari shqiptar pjesë e

Ariana Grande publikoi albumin e ri, këngëtari shqiptar pjesë e

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah…