Arifaj: Kemi synime të mëdha ndaj Llapit

04 qershor 2020 | 20:02

Skuadra e Dukagjinit do të luajë në ndeshjen ndaj Llapit pa presion të madh për faktin se tashmë ka pak gjasë për ta siguruar ekzistencën në Superligë.

Megjithatë, Granit Arifaj për “Epokëne re” ka thënë se në Podujevë udhëtojnë për rezultat pozitiv.

“Ka qenë një kohë e shkurtër për t’u përgatitur mirë, por jemi munduar ta shfrytëzojmë kohën që kemi pasur. Në ndeshjen ndaj Llapit shkojmë për ta dhënë maksimumin dhe nëse na jepet rasti, synojmë edhe të fitojmë. Për këtë ndeshje na mungon Abu Kamara që s’ka të drejtë loje dhe të lënduarit Ilir Mustafa dhe Granit Elezaj”, ka thënë Arifaj.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë raste të reja me koronavirus janë shënuar sot në…