Arifi citon Thaçin dhe Veselin pasi i vizitoi në Hagë: Gjendemi në burg, por mendojmë për të mirën e kombit

27 qershor 2022 | 16:05

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka vizituar tre drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, të cilët po mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Pas takimit, Arifi përmes një video ka shprehur shqetësimin për padrejtësitë, siç ka thënë ai që po u bëhet me procesin e gjykimit të liderëve të UÇK-së.

I pari i Preshevës ka thënë se UÇK-ja është boshti dhe themeli, pa të cilën nuk do të kishte shtet.

“Konsiderojmë se do të lirohen sa më shpejt dhe atë në formë të pafajshëm dhe të kthehen në vendlindjet e tyre dhe në familjet e tyre. Deri atëherë shpresojmë që gjykata merr parasysh kërkesat e shumta, të cilat në mënyrë institucionale janë drejtuar këtu që të mbrohen në liri. Unë kam qenë shumë i befasuar me pozitivitetin e të tre vëllezërve që janë këtu, siç është Kadri Veseli, apo edhe ish-presidenti Thaçi, por edhe baca Kupë, për të cilë u gëzova për shëndetin e mirë, por edhe kanë dhënë fjalë pozitive. Një nga fjalët që më ka mbetur nga të tretë në mendje është që ‘ne gjendemi në burg, por mendojmë pozitivisht dhe për të mirën e gjithë kombit’. Por, edhe një nga fjalët e ish-kryeparlamentarit ‘gajlen e Preshevës e kam si gajlen e Mitrovicës’”, ka thënë ai.

Pas vizitës, Arifi ka thënë se është me shpresë që udhëheqësit e UÇK-së, do të lirohen dhe do të dalin të pafajshëm.

Javën e kaluar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka vizituar liderët e UÇK-së në Hagë.

Video: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Materialin e lëndës së përfshirë në kapitujt e librit, autori…