Arigon Avdimetaj e dërgon në “gjumë” bokserin serb

27 prill 2026 | 09:32

Boksieri Arigon Avdimetaj ka debutuar me fitore në arenën profesionale, atë në mënyrën më të mirë të mundshme – duke e nokautar brutalisht një boksier serb.

Në meçin e parë profesional, 21-vjeçari u përballë me serbin Momcilo Janjic, ku e kishte një mbështetje të madhe nga tifozët.

Me një goditje direkte në fytyrë, Avdimetaj e nokautoi brutalisht serbin, e më së miri për këtë flasin pamjet.

Kësisoj, Avdimetaj dëshmon se ka një të ardhme të madhe në boks, ku në debutim jep një paraqitje të këtij të niveli të lartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se objekti i komunës tashmë…