Arjola Demiri flet për eksperiencën në “Big Brother VIP” “Ishte hera e tretë që sakrifikova fëmijët”

14 mars 2022 | 15:26

Ditën e djeshme e ftuar në “N’majë t’gjuhës” ishte Arjola Demiri. Përballë Xherit, aktorja foli edhe një herë për të gjitha ndjesitë që kishte përjetur në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Duke treguar vështirësitë, emocionet, ndjesitë, Arjola theksoi përsëri se pjesa më e vështirë ishte qëndrimi larg tre fëmijëve të saj.

Aktorja zbuloi se kjo ishte hera e tretë që në emër të tyre, vendosi të merrte të tillë iniciativë për të mirën e përbashkët.

“I kam sakrifiku fëmijët në emër të tyre për me u ri-ngritur dhe për me funksionu si person”, u shpreh ajo.

Biseda vazhdoi më tej si një bashkëbisedim shumë i ëmbël mes mikeshash ku ndër të tjera Xheri tregoi se e vlerësonte Arjolën për guximin për rrugëtimin brenda shtëpisë se “Big Brother VIP”.

Si një personazh publik që është njëkohësisht edhe një mama, Xheraldina u shpreh se e kuptonte shumë mire ankthin që përjetonte Arjola duke qenë e izoluar dhe duke mos pasur asnjë informacion për fëmijët e saj.

Madje lidhur me këtë eksperiencë izolimi Xheri tha se nuk është e sigurt nëse do ta provonte.

Arjola gjithashtu preku pak edhe fillimet e karrierës së saj. Aktroja tregoi se impenjimi si nënë me kohë të plotë, ja ka bërë rrugën drejt karrierës shumë të vështirë.

“Të jesh një nënë me kohë të plotë, pa jetë sociale, pa jetë shoqërore, e ke shumë të vështirë më fillu karrierën, e sidomos në moshën që unë kam pasur në atë kohë, 31 vjeç.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një Njësi Policore e Specializuar Rezervë e përbërë prej 92…