Arjola Demiri mban veshur bluzën me mbishkrimin “Liria ka emër”

27 janar 2022 | 22:47

Aktorja e mirënjohur shqiptare Arjola Demiri, e cila është pjesë e shtëpisë më të shiquar shqiptare “Big Brother VIP”, gjatë gjithë ditës së enjtë ka bartur të veshur bluzën me mbishkrimin “Liria ka emër UÇK”, në shenjë sensibilizimi dhe nderimi e respekti për drejtuesit e UÇK-së.

Arjola Demiri është nga Tropoja, e cila tani jeton me fëmijët e saj në Tiranë.

Ky slogan është në mbështjete të krerëve të UÇK-së, të cilët padrejtësisht po mbahen në Dhomat e Specializuara të gjykatës së Hagës.

Në Hagë padrejtësisht po mbahen ish-presidenti Hashim Thaçi, pastaj Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati e Pjetër Shala./Epoka e re/.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Berlin ka njoftuar të enjten se ka arrestuar…