Arjola Demiri nuk e di ende sa metra katrorë është shtëpia që e fitoi në “Big Brother VIP”

14 mars 2022 | 11:28

Edhe pse nuk arriti të fitonte çmimin e madh, Arjola Demiri fitoi padyshim një ndër surprizat më të bukura të bëra në “Big Brother VIP”.  Duke qenë se shpeshherë ajo kishte treguar se një ndër ëndrrat e saj ishte ti blinte fëmijëve një apartament në Tiranë, produksioni e mori përsipër.

Pak ditë para finales së madhe, “Vëllai i Madh” i dhuroi Arjolës një apartament në një prej rezidencave pranë Kodrës së Diellit. Kjo super surprizë lumturoi pafund aktoren e cila u shpreh se në atë moment e kishte ftuar “Big Brother-in” e saj.

E teksa të gjithë mendonim se deri tani Arjola kishte rregulluar gjithçka në shtëpinë e saj të re dhe po jetonte e lumtur me të vegjlit e saj, e vërteta është krejt ndryshe.

Në një intervistë në “N’majë t’gjuhës”, pas një batute të Xherit e cila e pyet se sa metra katrorë është apartamenti, përgjigja e Arjolës duke qeshur ishte: “Nuk e di akoma”.

Ndoshta dokumentacioni nuk ka përfunduar ose thjesht Arjola do ta mbajë për vete këtë informacion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Republikës të Shqipërisë në Zvicër, organizoi një takim…