ARKEP-i e quan problem teknik shfaqjen e rrjetit serb në Deçan

29 korrik 2021 | 12:25

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka vizituar ARKEP-in për të marrë më shumë informacione rreth mesazheve që u ka dërguar operatori serb MTS të gjithë atyre që kalojnë përreth zonës së Manastirit të Deçanit.

Kryetari i bordit të ARKEP-it, Nazim Rahimi tha se ky është problem teknik ku konsumatorët e IPKO-s në atë pjesë janë kyçur në stacionet bazë MTS-së.

Sipas tij, ky problem është eliminuar menjëherë.

“Ne kemi komunikuar me IPKO dhe ata na kanë ofruar dhe na kanë njoftuar se ai problem është eliminuar. Megjithatë ne si ARKEP kemi vepruar dhe organizuar inspektim të MTS. Ky problem është eliminuar menjëherë. Në rast se një dukuri e tillë përsëritet ne do t’i sanksionojmë. Unë nuk kam parë se ka Kosova Metohi. Performancat e antenës është e pamundur me ndryshuar sinjalin. Probleme teknike janë të vogla” ka thënë ai.

Ndërsa Astrit Ajvazi shef i departamentit të Radiomonitorimit, tha se departamenti i inspektimit bënë matje të vazhdueshme për operatorin MTS, raporton EO.

“Lidhur me antenat në Deçan, kjo antenë operon dhe është e kufizuar dhe është i pamundur shfrytëzimi i internetit. Me pajisje që ka ARKEP është e sigurt shfrytëzuehsmëria që ka në përdorim kjo antenë. I kemi verifikuar dhe kemi pasur gjetje dhe i kanë evituar. Përderisa operon në Kosovë duhet t’i respektojnë rregullat por për përgjime duhet t’i drejtoheni institucionit përgjegjës. Kurdo që kanë thirr institucionet ne kemi qenë të gatshëm me bashkëpunuar. Për përgjime nuk është përgjegjës ARKEP-i” ka thënë Ajvazi

Deputetja e VV-së Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar të dijë më shumë se si funksionon ky operator dhe a janë funksional edhe operatorët e Kosovës në atë pjesë.

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj tha se ka pasur dyshime që ka antena që nuk mund të kontrollohen.

“Ka shumë ankesa nga qytetarë që nuk po funksion roaming në territorin e Shqipërisë. A i keni shikuar marrëveshjet në Bruksel, cilat janë obligimet e Kosovës dhe Serbisë” është shprehur Lekaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës thotë se iniciativa e 'mini-Shengenit' është nismë…