ARKEP: Vala dhe Ipko kanë licencë vetëm edhe pak muaj

06 tetor 2018 | 13:57

Prej muajit gusht të vitit që po vjen të dy operatorëve të telefonisë mobile, Vala dhe Ipko, do t’u skadojë afati i licencave të tyre për operimin në tregun e Kosovës.

Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP),Kreshnik Gashi ka thënë se në një intervistë për KosovaPress se data 31 korrik e vitit 2019, është data kur operatorit telefonik Telekomit të Kosovës, i skadojnë të gjitha brezet frekuencore përkatësisht autorizimet për përdorim të këtyre brezeve, ndërsa operatorit telefonik IPKO i skadon pjesa më e madhe e brezeve frekuencore që ata kanë në përdorim.

“Të dy operatorët sigurisht që presin nga Autoriteti që t’i njoftoj me kushtet e ri-licencimit si dhe me çmimet që ata do të paguajnë për marrjen e këtyre brezeve frekuencore. Ne si autoritet e kemi themeluar një Grup punues i cili është duke punuar në vazhdimësi për të përcaktuar mënyrën e ndarjes së frekuencave si dhe çmimin të cilin do ta paguajnë operatorët për marrjen e frekuencave”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se ky Grup punës është në fazën e konsulencës ndërkombëtare dhe pritet që deri në janar të vitit të ardhshëm, Autoriteti të ketë vendimin se cilat do të jenë çmimet për brezet frekuencore si dhe si do të jetë mënyra e ndarjes së brezeve të ardhshme për operatorët e rijnë që eventualisht do të mund të hynin në treg gjatë vitit 2019 ose nga fundi i këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) ka prezantuar sot…