Armend Zemaj takime në Gjermania: Synojmë që LDK-në ta rikthejmë si parti të parë

25 shtator 2022 | 19:57

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, po qëndron në Gjermani ku ka takuar veprimtarë e aktivistë të partisë nga Nëndega e NRW.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se synimet janë që LDK-në ta rikthejnë si parti e parë në vend dhe mërgatë, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Edhe sot, ishte nder dhe privilegj të takoja dhe të bashkëbisedojë me shumë veprimtarë e aktivistë të LDK-së nga Nëndega e NRW në Gjermani e aktivistë të tjerë pjesëmarrës.

Lidhja Demokratike e Kosovës është shtëpi e përbashkët e gjeneratave të tëra, ndërsa mërgata jonë gëzon respekt dhe vend të veçantë.

Në këtë rrugëtim, po bashkëbisedojmë e po flasim për synimet e pastra që LDK-në ta rikthejmë në vendin e saj meritor, e para në vend dhe mërgatë.

Mërgata i jep energji Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i AAK-së, Gazmend Syla ka theksuar se Kurti ka…