ARMIKU DHE NE

14 maj 2020 | 20:41

(Harrojeni Luigj Markun)

Shpend Gjocaj

Armiku jonë kurrë̈ nuk fle, kurrë̈ nuk ndalet bile edhe atëherë kur për ndonjë arsye të caktuar s’mundet as me na grith’ ai vrapon në vendnumërim. Për fatin tonë të keq jo rrallëherë nuk e ka pasë të vështirë të na godet në plagën më të ndjeshme përmes individëve të caktuar. Dhe mentaliteti jone i përgjithshem shpesh ka qenë i lodhur për t’i analizuar situatat e caktuara dhe si i tille i është përgjigjur “pozitivisht” thirrjes së armikut.
Armiku jonë i përjetshem gjenë gjak që blihet lirë dhe e blen pastaj ai gjak i prishur na e “shuplakrise” Skënderbeun në fytyrë na lëshojnë mjekra të palara mbajnë pantallona të shkurtër askush nuk vlen për ta etj etj. Na mbulon nëna e motra (aty ku mundet) dhe pastaj ne të gjithë si të tërbuar hidhemi në sulm për t’i kritikuar të tillët dhe një pjesë e mirë për t’i mbrojtur ata. Po ashtu na e gjen ndonjë individ nga besimi tjetër që e shanë Muhamedin, Kuranin, Adem Jasharin etj. etj, dhe ne menjëherë̈ themi një katolik ekstrem po i shanë myslimanët.
Ne në radhë të parë duhet ta dimë se jemi shqiptarë, jemi vëllezër kemi një gjak, një gjuhë, një kulturë e një atdhe. Dhe para se të na vinin dhunshëm fetë që kemi sot ne ishim pagan. Por edhe pse sot i kemi ne duhet t’i respektojmë̈ ato aq sa mundem dhe asnjëherë në përmasat e tejkalimit të kombit.
Nuk ka asnjë̈ ekstrem fetar qe e fyen besimin e tjetrit. Ekstremi fetar futet thellë në besimin e tij dhe kaq. Ekstremi fetar nuk i shanë heronjtë. Heronjtë nuk janë̈ të lagjeve, të fshatrave, të partive e as të feve ata janë të kombit dhe askush nuk e ka atë të drejtë të na i shanë heronjtë.
Ditët e fundit po qarkullon një fundrrinë në rrjete sociale me emrin Luigj Marku që po shanë e fyen shqiptarët, besimin fetar dhe heroin tonë Adem Jashari. Të gjithë po thonë; një katolik ekstrem. Unë do të them se ai nuk është katolik ai nuk është as shqiptar se nuk ka katolik e shqiptar qe bënë këtë. Tjetër mos i përgjithësoni gjërat pavarësisht se nga kush vijnë ato. E aq me pak për t’i dhënë rëndësi një të shituri e shpifuri si ky Luigji që na e ka fëlliqur emrin e të madhit Luigj Gurakuqit.
Ne të gjithë jemi një, mysliman, katolik, ortodoks e krejt çka jemi shqiptarë jemi vëllëzër. Kujt nuk i mbushet mendja le ta kthen kokën mbrapa për pesë a gjashtë gjenerata. Unë jam shqiptar mysliman por nëse kthehem mbrapa në gjeneratën e gjashtë dalë katolik. Kam shumë shokë katolikë që kur numërojnë mbrapa deri te brezi i tyre i tetë dy-tri herë kalojnë nëpër Islam e Hasan e Skender për të mbetur prapë Pranush, Mark, Lazer etj.
Rastet e tilla duhet injoruar dhe izoluar. Kemi mjaft shembuj të shkëlqyeshëm në të cilët mund të thirremi. Ta kujtojmë këtu Hoxhë Ali Krajen që mbajti fjalimin më drithërues në varrimin e At Gjergj Fishtës. T’i kujtojmë dy kolosët tanë të mëdhenj Fan Nolin dhe Faik Konicen. Konica kur e kuptoi se po vdiste ia la amanet kufomën e tij Nolit. Ty ta besoj trupin tim i tha. Dhe vdiq më 15 dhjetor 1942 kohë kjo kur lufta e kishte kapluar boten. Dhe nëse nuk gabohem Noli i madh për ta mbajtur premtimin e mbajti dy vjet në frigorifer vetëm e vetëm për ta kthyer në Shqipëri. Mirëpo pas lufte me 1945 i shkroi letër Enver Hoxhës të cilin e pyeti nëse kishte Shqipëria dy metra vend për Faik Konicën. Nuk mori përgjigje por nuk hoqi dorë, sërish i shkroi dhe pastaj mori përgjigjen qe ia çau zemrën. Jo tha Hoxha Shqipëria nuk i ka jo dy metra vend por as dy centimetër për Faik Konicën. Pastaj Noli i tronditur i organizoi varrimin Konicës së madh në Boston të Masacustes. Dhe i tronditur tha se kur Shqipëria nuk paska një varr për Faik Konicën nuk do të ketë̈ as për mua dhe nga dëshpërimi as që kërkoi të kthehet në Shqipëri.
Le ta kujtojmë Don Kelmend Spacin i cili në luftën e fundit në kohën e iftarit i rrihte këmbanat e Kishës në kohën e iftarit për t’i njoftuar vëllëzerit e gjakut të besimit islam se është koha për iftar. Dhe kur e pyesin disa të huaj se ç’është kjo këmbanë në këtë kohë të pakohe Ai iu përgjigj: Vëllëzërit tanë e kanë kohën e iftarit.
Ne na duhen këta shembuj për t’i shpërndarë në rrjete sociale dhe për t’i përmendur çdo ditë, këta e shumë të tjerë të ngjashëm dhe jo idiotizma të njerëzve psikopatë̈ ose të shitur…
Zoti e bekoftë Shqiptarinë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës e ka përfunduar procesin e…