Licencohen nëntë klube për Evropë

14 maj 2020 | 20:37

Federata e Futbollit e Kosovës e ka përfunduar procesin e licencimit të klubeve për edicionin 2020/2021 të garave të UEFA-s.

Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së, pas takimeve të veta nga data 4 maj deri sot me datë 14 maj ka shqyrtuar dokumentacionin e 10 klubeve aplikuese, për herë të parë edhe në konkurrencën e femrave.

Në bazë të dokumentacionit të dorëzuar nga klubet, Komisioni ka marrë vendim që t’ u jap licencën 9 klubeve.

Klubi i vetëm që nuk i ka përmbushur plotësisht kriteret e rregullores së licencimit është: KF Flamurtari. Palët e pakënaqura me vendimin e Komisionit të Shkallës së Parë kanë të drejtë ankese deri me 19 maj 2020 në ora 16:00.

Këto janë klubet e licencuara:

KF Ballkani
FC Drita
SC Gjilan
FC Prishtina
KF Feronikeli
FC Llapi
KF Drenica
KF Trepça ‘89
KFF Mitrovica

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liqeni i Badovcit ka nisur të shterojë si pasojë e…