Arratisje nga stacioni policor në Gjakovë, ky është i dyshuari që iku nga dritarja gjatë intervistimit
18 prill 2026
| 11:29
Një incident i pazakontë ka ndodhur në Gjakovë, ku një person i privuar nga liria ka arritur të arratiset nga brenda stacionit policor. Ngjarja ka ndodhur më 17 prill rreth orës 21:20 në rrugën “Skënderbeu”.
Siç mëson Sinjali, i dyshuari Riza Avdiu, rreth 41-vjeçar, derisa ndodhej në zyrën e intervistimit nën mbikëqyrje të zyrtarëve policorë, ka shfrytëzuar një moment dhe është larguar përmes dritares, duke ikur nga objekti i stacionit policor në Gjakovë.
Pas arratisjes janë ndërmarrë veprime për kapjen e tij, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori kujdestar.
Rasti është iniciuar si “Arratisje e personit të privuar nga liria” dhe mbetet nën hetime.



