Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK, policia shqiptare: Ekzekutuam vendimin e gjykatës për kontrollin e banesës së tij

31 korrik 2023 | 16:57

Policia e Tiranës ka reaguar pas arrestimit të ish-anëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, në Tiranë gjatë ditës së sotme, me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, pas kërkesës së Gjykatës Speciale atje.

Sipas policisë, ndaj Dritan Goxhajt është caktuar masa “arrest në burg”, ndërsa urdhër-arresti ishte lëshuar nga Gjykata Speciale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e seksionit për hetimin e krimeve të rënda ndaj personit në Drejtorinë Vendore të Policisë – Tiranë bën ekzekutimin e vendimit të datës 20.07.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur lejimin e kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit D.G., si dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimi, ndaj shtetasit D. G., 45 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën nëntë civilë ukrainas, përfshirë një fëmijë, janë vrarë…