Arrestohen 10 admiralë në Turqi

05 prill 2021 | 11:44

10 admiralë të dalë në pension në Turqi janë arrestuar nga policia pas publikimit të një letre të shkruar nga më shumë se 100 admiralë që nuk janë aktivë, të cilët paralajmëronin për një traktat që ka të bëjë me rrugët detare të Turqisë.

Prokuroria kërkoi gjithashtu që 4 persona të tjerë të dyshuar të paraqiten në Policinë e Ankarasë brenda 3 ditësh, duke mos vendosur që t’i mbajnë në qeli për shkak të moshës së tyre.

Letra e 100 admiralëve u dënua nga qeveria turke, e cila tha se ky veprim i kujton “kohën e grushtit të shtetit në të kaluarën”.

Një projekt i Presidentit Erdogan ka ngjallur diskutime në vend.

Muajin e kaluar, Ankaraja zyrtare miratoi planin për të zhvilluar kanalin e Stambollit, të ngjashëm me kanalin e Suezit apo me kanalin e Panamasë.

Ky projekt ka hapur debate rreth Konventës së Montreux të vitit 1936, e cila garanton kalimin e lirë të anijeve në ngushticat e Bosforit dhe të Dardaneleve në kohë paqeje dhe lufte. /tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tashmë është zyrtarisht i pandehur, pasi…