Arrestohen 16 persona për kontrabandim me mallra

08 gusht 2018 | 16:04

Policia e Kosovës ka arrestuar 16 persona, kurse shtatë të tjerë janë në kërkim pas një aksioni të ndërmarrë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm rajonin e Ferizaj, Gjilanit dhe Prishtinës.

Këta persona janë ndaluar nën dyshimin se kanë kontrabanduar cigare, pa banderola e me banderola rreth 400 mijë sosh si dhe rreth shtatë tonë vaj motorik.

Policia nga të dyshuarit ka konfiskuar 17 vetura me të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale.

Mallrat e sekuestruara kapin vlerën e 100 mijë eurove, ndërsa ky grup i krimi të organizuar duke i ikur tatimit i ka shkaktuar dëm shtetit në vlerë të 1 milion eurove.

Prokurori i Shtetit për komunikim me media në Prokurorinë Speciale, Sylë Hoxha, ka bërë me dije në një konferencë për media se për 16 të arrestuarit do të kërkojë paraburgim. Sipas tij ky grup është hetuar që një vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) të…