Arrestohen 9 zyrtarë për keqpërdorimin e 300 mijë eurove në lidhje me stadiumin e fshatit Magure

23 janar 2023 | 16:40

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, respektivisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka bërë me dije se të hënën Policia e Kosovës ka arrestuar nëntë persona, të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit” dhe veprën penale të “Mashtrimit” nga neni 336 të Kodit Penal të Kosovës.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtar, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magure Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Po ashtu është bërë me dije se gjatë këtij aksioni është ndaluar edhe një person, përgjegjës i kompanisë në fjalë.

Personat e lartcekur me këto veprime dyshohet se i kanë shkaktuar dëme buxhetit komunal në vlerë rreth 300 mijë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhevdet Shabani ka zbuluar se skuadra e Malmos ishte interesuar…