Arrestohen dy burra myslimanë, dyshohet se ia hoqën kokën një rrobaqepësi hindu

29 qershor 2022 | 09:06

Policia në Indi ka arrestuar dy burra myslimanë që dyshohet se i kanë prerë kokën rrobaqepësit hindu  për shkak të postimit e tij në mbështetje të komenteve të ish-zyrtarit të partisë në pushtet për profetin Muhamed.

Ata janë arrestuar në qytetin Udaipur të Indisë në shtetin perëndimor të Rajasthan, pasi dyshohet se ia kanë prerë kokën një rrobaqepësi hindu, raporton “Al Jazeera”, transmeton Express.

Shërbimet e internetit në celular dhe tubimet e mëdha mbetën të kufizuara në Udaipur të mërkurën, një ditë pasi dy burrat vranë burrin hindu, Kanhaiya Lal.

Lal u godit disa herë me thikë brenda rrobaqepësisë së tij të martën nga dy burrat që filmuan sulmin. Dyshja akuzuan Lalin për blasfemi në video.

Dy burrat më vonë morën përgjegjësinë për vrasjen në një video tjetër dhe dyshohet se kërcënuan ta vrisnin kryeministrin Narendra Modi në të njëjtën mënyrë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me…