Arrestohen dy persona për grabitje të armatosur

15 mars 2019 | 15:17

Dje rreth orës 16:30 në një qendër tregtare në Drenas, saktësisht në një institucion mikro-financiar, ka ndodhur një grabitje e armatosur.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, nga informacionet e përpunuara dyshohet që kjo grabitje të jetë kryer nga një person i maskuar dhe i armatosur, i cili pasi ka kryer grabitjen është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit të parë, policia e rajonit të Prishtinës mbështetur dhe nga Njësiti i Specializuar Operativ, ka ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ato të kërkimit si dhe të hetimit, me qëllim të lokalizimit dhe kapjes së personit të dyshuar. Reagimi i shpejtë i policisë si dhe masat e koordinuara operative, kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit të parë; A. B mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, që dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në rast”, është thënë në njoftimin e policisë.

“Ndërkohë që është zgjeruar horizonti i hetimit policia ka kryer edhe disa operacione të bastisjes në lokacione të ndryshme, me ç’ rast pas identifikimit ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë; H.Sh, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, është thënë në këtë njoftim të Policisë së Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Joachim Low e ka publikuar listën e futbollistëve të…