Tri risi në listën e Lowit

15 mars 2019 | 14:35

Trajneri Joachim Low e ka publikuar listën e futbollistëve të Kombetarës së Gjermanisë.

Kjo listë ka sjell tri risi që janë Maximilian Eggestein, Niklas Stark dhe Lukas Klostermann, por mungon heroi i Kupës së Botës 2014, Mario Gotze.

Sfida hapëse e kësaj fushate eliminatore do të luhet më 24 mars, në Amsterdam, kundër rivales së vjetër, Holandës, ndërsa katër ditë më vonë, Gjermania do të presë Serbinë në një miqësore në Volfsburg.

Dihej tashmë se Hummels, Muller dhe Boateng nuk do të figuronin në listë, ngaqë Loëi e deklaroi personalisht këtë gjë javën e kaluar, si pjesë e hapjes së një cikli të ri në kombëtaren gjermane. Julian Draxler (PSG) nuk është gati, për shkak të një dëmtimi në kofshë.

Lista e futbollistëve:

Portierë: Manuel Neuer (Bayern Munchen), Marc-Andre ter Stegen (FC Barcelona), Kevin Trapp (Eintracht Frankfurt).

Mbrojtës: Matthias Ginter (Borussia Monchengladbach), Marcel Halstenberg (RB Leipzig), Thilo Kehrer (Paris Saint-Germain), Lukas Klostermann (RB Leipzig), Antonio Rudiger FC Chelsea), Nico Schulz (TSG Hoffenheim), Niklas Stark (Hertha BSC), Niklas Sule (Bayern Munchen), Jonathan Tah (Bayer Leverkusen).

Mesfushorë / sulmues: Julian Brandt (Bayer Leverkusen), Maximilian Eggestein (Ëerder Bremen), Serge Gnabry (Bayern Munchen), Leon Goretzka (Bayern Munchen), Ilkay Gundogan (Manchester City), Kai Havertz (Bayer Leverkusen), Joshua Kimmich (Bayern Munchen), Toni Kroos (Real Madrid), Marco Reus (Borussia Dortmund), Leroy Sane (Manchester City), Timo Ëerner (RB Leipzig).

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka…