Arrestohen dy persona për vrasjen në Skenderaj

12 prill 2019 | 16:24

Skuadra për Hetimin e Krimeve të Rënda në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, pas një hetimi intensiv ka identifikuar dhe ka arrestuar dy persona (H. F.  32 vjeçar dhe K. I. 19 vjeçar) të dyshuar për veprën penale ‘vrasje e rëndë’ që ka ndodhur me 8 prill.

Me urdhër të prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Hetuesit policorë në zonën e Skenderajt kanë realizuar edhe dy bastisje në dy lokacione të ndryshme në shtëpitë e të dyshuarve, me ç’rast në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë automatikë AK 47,  14 copë fishekë si dhe është sekuestruar një veturë e cila dyshohet se është shfrytëzuar nga të dyshuarit në kryerjen e ‘veprës penale’.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka marrë pjesë ditën e…